TIRANA - TEUTA

Foto: KB Teuta
Teuta eliminon Tiranën, kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike
6 April, 2022 @20:50
Pas fitores me 15 pikë epërsi në ndeshjen e parë, Teuta e ka fituar edhe ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Tiranës, për të kaluar kështu në gjysmëfinale në sezonin e dytë të Ligës Unike.
Sonte durrsakët krijuan epërsi të hershme që nga fillimi dhe me meritë e fituan takimin me rezultat 73-78.
12-23 e 15-17 përfunduan dy çerekët e parë, për t’i çuar kështu skuadrat në pushim mes pjesëve me epërsi 13-pikëshe të Teutës. Më pas, skuadra e Tiranës luajti më mirë në pjesën e dytë (19-18, 27-20), por nuk pati fuqi për përmbysje dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Teutës.
Më të dalluarit në fitoren e Teutës sonte ishin Tyler Peterson dhe Nasir Core me nga 19 pikë secili, kurse te Tirana u veçuan Eldi Hysa (19 pikë) dhe Endrit Hysenagolli (16 pikë, 11 kërcime).
Në gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës Unike Teuta do të përballet me Yllin nga Suhareka.