Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFFS: TEUTA - TIRANA

Teuta me 15 pikë dallim! Pranë gjysmëfinales

Teuta me 15 pikë dallim! Pranë gjysmëfinales


31 March, 2022 @10:54

Përballja çerekfinale e PlayOffit të Ligës Unike ndërmjet Teutës dhe Tiranës ka përfunduar mbrëmë me fitoren e thellë të durrësakve, 96-81 [29-23, 21-24, 24-18, 22-16].

Kjo fitore i jep avantazh 15 pikësh ekipit të drejtuar nga Melzin Lazimi para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Farie Hoti të Tiranës.

E mbrëmë, në Ramazan Njala të Durrësit Nazar Core me 24 pikë ka qenë ndër më meritorët në fitoren e skuadrës së Teutës, ndërsa me 22 pikë tjera është dalluar Tyler Peterson dhe 21 i ka shënuar Frenki Lilaj.

Te Tirana s’kanë mjaftuar double-double i Endrit Hysenagollit prej 17 pikëve dhe 13 kërcimeve e as 20 pikët e Jul Hamatit.

Kryeqytetasit do të kërkojnë përmbysjen e avantazhit 15 pikësh në ndeshjen e kthimit për të siguruar biletën për Final Four të Ligës Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike