Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA FINALE | GAME 4 | PLAYOFFS

Teuta kampione e Shqipërisë 2021/22

Teuta kampione e Shqipërisë 2021/22


25 May, 2022 @21:37

Skuadra e Teutës që drejtohet nga tekniku Melzin Lazimi ka arritur që të fitojë duelin e katërt të serisë finale të PlayOffit të elitës shqiptare të basketbollit, për të fituar titullin kampion të Shqipërisë.

Teuta ka mposhtur sonte Vllazninë e Shkodrës në Qazim Dervishi me rezultat 53-68 dhe kështu duke e bërë serinë 3-1 në të mirë të saj është stolisur me trofeun më të vlefshëm të basketbollit të Shqipërisë.

Nasir Core me 24 pikë ka qenë më efikasi te Teuta në këtë ndeshje, derisa Frenki Lilaj dhe Tamas Bruce dhanë nga 11 secili. Bruce bëri edhe 9 kërcime tjera në proces, ndërsa Core 8 të tjera.

Te Vllaznia, përkundër lojës së mirë të treguar në çerek të parë, ata s’arritën që të bëjnë më tepër për të barazuar serinë dhe për të shkuar në ndeshjen e pestë të serisë.

Charleston Dobbs me 13 pikë dhe Elian Memçaj me 10 të tjera ishin më efikasit te shkodranët, që me sonte janë nënkampionë të Shqipërisë.

Kujtojmë, ky është titulli i dytë radhazi i kampionit për Teutën


 
Të gjitha lajmet nga Liga tjera