Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E SHQIPËRISË

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, në të dyja konkurrencat

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, në të dyja konkurrencat


8 February, 2022 @11:15

Edhe femrat edhe meshkujt e KS Tirana kanë triumfuar në ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë, duke çuar kështu në vitrinat e klubit dy trofe të rëndësishëm të basketbollit atje.


FEMRAT: TIRANA 74-71 PARTIZANI (pas vazhdimeve)

Basketbollistet e Tiranës kanë fituar në kohën shtesë Kupën, pasi që në duelin ndaj Partizanit ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, 64-64. E në vazhdime bardhekaltërat ishin më të mira dhe me 10-7 çuan rezultatin në 74-71 për të ngritur trofeun në fund.

Milica Dabovic ishte më efikasja te Tirana me 20 pikë, ndërsa Eliverta Bujari dha 19 pikë në fitore. Te Partizani nuk mjaftuan as 36 pikët e Ornela Lalaj, që u bë më efikasja e takimit final, duke regjistruar edhe 15 kërcime në llogari të saj.


MESHKUJT: TIRANA 77-63 VLLAZNIA

Te meshkujt, Tirana mposhti Vllazninë në finale. Ekipi i Erkand Karajt mposhti atë të Fabian Gjukës me rezultat 77-63 për të fituar kështu trofeun e dytë më të rëndësishëm në basketbollin e Shqipërisë.

Endrit Hysenagolli dhe Julian Hamati kanë shkëlqyer në finale, duke e mbyllur ndeshjen me double-double. Qendra Hysenagolli luajti me 19 pikë e 16 kërcime në fitore, ndërsa Hamati me 14 pikë e 13 kërcime. Te bardhekaltërit tre lojtarë luajtën pa pushim në ndeshje. Karaj pos Hysenagollit, nga 40-minuta i la në parket edhe Reggie Clark e Eldi Hysën. Këta të fundit shënuan nga 18 pikë në lojë.

Sa i përket shkodranëve, ata ranë në pjesë të dytë, duke mos arritur t’i bëjnë ballë tiranasve. Më efikasi për Vllazninë ka qenë Matthew Butler me 19 pikë, ndërsa 14 të tjera shtoi Rashan Williams. 


 
Të gjitha lajmet nga Liga tjera