Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (III)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (III)


11 November, 2020 @23:24

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tretë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Le’Jzae Davidson (Bashkimi), Raven Baker (Vëllaznimi), Sihana Ramoja (Trepça), Sarah MgBeike (Vëllaznimi) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Në derbin e xhiros së tretë në Ligën e Femrave, KBF Bashkimi e mposhti Prishtinën me rezultat 81-66.

Më të dalluarat te skuadra prizrenase ishin Le’Jzae Davidson dhe Saranda Daci. Davidson shkëlqeu me 16 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 6 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë, kurse Daci luajti me double-double prej 24 pikëve e 11 kërcimeve.

Forma e vashave të Vëllaznimit vazhdoi edhe kundër Penzës. Skuadra gjakovare e mposhti Penzën me rezultat 82-59.

Si në dy ndeshjet e para, edhe kësaj radhe më të veçuarat e Vëllaznimit ishin dyshja Raven Baker dhe Sarah Mgbeike. Baker luajti me 32 pikë, 16 kërcime, 6 topa të rrëmbyer e 4 asistime, kurse MgBeike shkëlqeu me triple-double prej 27 pikëve, 23 kërcime e 10 bllokada.

TOP 5-shen e javës në Ligën e Femrave po e mbyllim me Sihana Ramojën.

Trepça triumfoi ndaj Kastriotit me rezultat 49-54.

Sihana Ramoja ishte më e mira me double-double prej 18 pikëve e 11 kërcimeve, derisa për Ramojën ishte hera e parë në këtë sezon që hyri në pesëshen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga