Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F) - PRISHTINA (F)

KBF Bashkimi vazhdon pa humbje, fiton derbin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi vazhdon pa humbje, fiton derbin


10 November, 2020 @20:51

Vashat e Bashkimit e fituan derbin ndaj Prishtinës, duke i mposhtur me rezultat 81-66.

Skuadra e Prishtinës vetëm në çerekun e parë e kishte epërsinë e rezultat (20-25), derisa skuadra e trajnerit Fabian Gjuka, nga çereku i dytë e kontrolloi ndeshjen deri në fund për ta regjistruar fitoren e radhës.

Më e mira në parket për skuadrën prizrenase ishte Saranda Daci. Ajo luajti me double-double prej 24 pikëve e 11 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Le’Jzae Davidson me 16 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 6 topa të rrëmbyer dhe Jaleesa Avery me 14 pikë e 8 kërcime.

Gjithashtu vlen të ceket edhe performanca e Arbnore Përqukut, e cila ishte shumë shifrave triple-double (8 pikë, 14 asistime e 9 kërcime).

Te Prishtina u dalluan Era Shatri me 19 pikë e 8 kërcime, Enisa Kamerolli me 17 pikë e 6 asistime dhe Diellza Dekaj me double-double prej 10 pikëve e 12 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 3 fitore e 0 humbje, kurse Prishtina e regjistroi humbjen e dytë të sezonit.

Në xhiron tjetër Bashkimi e pret Kastriotin në Prizren, kurse Prishtina takohet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave