TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (14)
2 December, 2019 @21:37
TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së 14 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipin e javës e përbëjnë: Divine Myles (Prishtina), Corey Raley-Ross (Bashkimi), Malcolm Canada (Prizreni), Ujkan Karanezi (Bashkimi) dhe Drilon Hajrizi (Peja).
Prishtina e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 70-119. Më i miri te skuadra e Prishtinës ishte Divine Myles. Ai ishte shumë afër shifrave magjike triple-double me 37 pikë, 10 asistime e 8 kërcime.
Bashkimi e mposhti liderin e Superligës, Rahovecin, me rezultat 85-81. Te skuadra prizrenase, në mungesë të Terik Bridgemanit, në skenë ishin Corey Raley-Ross dhe Ujkan Karanezi. Ross dhe Karanezi luajtën me double-double. Corey 26 pikë e 10 kërcime, ndërsa Ujkani me 19 pikë e 12 kërcime.
Mbrojtja më e mirë e sezonit erdhi nga skuadra e Prizrenit kundër Trepçës. Prizreni pësoi vetëm 51 pikë nga skuadra mitrovicase, që ishin pikët më të ulëta deri më tani.
E gjatë ndeshjes më i dalluari ishte Malcolm Canada. Ai luajti me 24 pikë, 14 kërcime e 7 asistime.
Pesëshen e javës e mbyll Drilon Hajrizi i Pejës me rekord të sezonës. Hajrizi kundër Lipjanit luajti me 43 pikë (shifra më e lartë e sezonës), derisa në statistikat personale i shtoi edhe 15 kërcime e 7 asistime.
RAHOVECI

2 December, 2019 @17:06
Njëri ndër lojtarët më të mirë deritashëm të Rahovecit, Justin Gray, për shkak të lëndimit do të kthehet në SHBA…
STATS
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
1 December, 2019 @23:55
Skuadra mitrovicase, Trepça, sonte e zhvilloi ndeshjen më të dobët të stinorit kundër Prizrenit. Së pari duke shënuar 51 pikë…
REKORD

FOTO/ Korniza Studio
1 December, 2019 @23:48
Peja sonte e mposhti Lipjanin me rezultat 79-118. Drilon Hajrizi në këtë ndeshje ishte i pakapshëm. Ai luajti me 43…
LIPJANI - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
1 December, 2019 @22:05
Skuadra e Pejës me performancën fenomenale të Drilon Hajrizit, e mposhti Lipjanin me rezultat 79-118. Peja epërsinë e krijuar…
LIPJANI - PEJA

1 December, 2019 @21:30
Skuadra e Pejës në çerekun e tretë përsëri e ngriti epërsinë që e kishte ulur Lipjani në fund të pjesës…