ISH TRAJNERI
Trajneri i dorëhequr i Prishtinës, shpallet trajner i vitit në Sllovaki
31 May, 2021 @21:39
Në stinorin e kaluar ishte larguar nga Prishtina duke dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve jo të mira, ndërsa sot me skuadrën sllovake, Spisski Rytieri, ka arritur majat e suksesit.
Është ky ish trajneri i Sigal Prishtinës, slloveni Teo Hojč.
Hojč sivjet është shpallur trajneri më i mirë i vitit në Sllovaki.
Në këtë arritje rol të rëndësishëm ka luajtur edhe suksesi i klubit që ai e drejton, me të cilin e ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën.
Hojč në krye të Sigal Prishtinës ka qenë në tre muajt e parë të vitit 2020, ndërsa dorëheqjen e kishte dhënë pas dështimit për t’u kualifikuar në Final Four të Kupës së Kosovës.