E FUNDIT
Pas humbjes në derbi ndaj Bashkimit, Prishtina mbetet pa trajner
1 March, 2020 @16:21
Para pak çastesh klubi i Prishtinës ka bërë të ditur që ka ndarë rrugët me trajnerin slloven të ekipit, Teo Hojc.
Slloveni që erdhi në kryeqytet për të këndellur kampionen, dështoi të arrinte në Final Four të Kupës së basketboll e më pas, pasoi edhe humbja e rëndë mbrëmë nga Bashkimi në Prizren - që bëri të dorëhiqet.
“Të nderuar miq të Prishtinës, është fakt që ekipi nuk po performon mirë në parket dhe ndjej obligim që të marrë përgjegjësi për këtë. Kështu, dëshiroj t’ju informoj se po jap dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit,” ka bërë të ditur në letrën e dorëheqjes slloveni.
Kështu, Prishtina tash pritet të vazhdojë stinorin nën drejtimin e ndihmës trajnerit të deritashëm Bujar Loci, nëse nuk vjen ndonjë trajner tjetër i huaj në ekip për të bërë gati ekipin për PlayOff.