TREPÇA - FERONIKELI
Trepça triumfon, bën hapin e shpëtimit
29 February, 2020 @18:50
Trepça ka shënuar fitore në përballjen hapëse të xhiros XXVI të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin me 9 pikë dallim, 71-62 [24-20, 12-19, 16-7 dhe 19-16].
Loja u vendos në çerek të tretë të ndeshjes, kur mitrovicasit me mbrotje të fortë ndalën mysafirët në 7 pikë, derisa shënuan 16 për të krijuar avantazh për çerekun e qetë në fund.
DJ Hanes ka qenë më i dalluari te Trepça në fitore. Amerikani ka shënuar 23 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në fitoren e ekipit të tij, ndërsa 12 pikë të tjera ka regjistruar Besnik Azemi i palodhshën, që ka pasur edhe 8 kërcime.
Te Feronikeli i drejtuar nga trajneri Fikret Shatri Trevor Nix me 17 pikë e 7 kërcime, si dhe Deyon Griffin me 13 pikë e 6 asistime nuk kanë mjaftuar për të arritur fitore në Minatori.
Me këtë fitore Trepça bën dallimin nga pjesa e poshtme e tabelës dhe tashmë rehat, do të synojë të shkojë më lartë, derisa Feronikeli do të duhet të befasojë ekipet tjera për të tentuar shpëtimin.