Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARIGONA HILL PRISHTINA - NEW BASKET

MH Prishtina në ngritje, e dyta rresht

TOPSPORTI / Arkiv

MH Prishtina në ngritje, e dyta rresht


28 February, 2020 @20:02

Marigona Hill Prishtina, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 78-69, e regjistroi fitoren e dytë rresht.

MH Prishtina, shënoi më shumë pikë se kundershtari në të gjithë çerekët, përveç atij të tretit.

Kujtim Ujkani shkëlqeu me 31 pikë, 16 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime, derisa u dallua edhe Donat Musa me 20 pikë e 9 kërcime. Këta dy lojtarë ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Prishtina.

Te skuadra prizrenase u veçuan Hajriz Hazeri me 25 pikë e 7 kërcime dhe Ardit Memqaj me double-double prej 12 pikëve e 12 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

MH Prishtina me 5 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e pestë në Ligën e Parë, kurse New Basketi me 2 fitore e 9 humbje është në pozitën e parafundit në tabelë.

Në xhiron tjetër do të luhet derbi lokal në mes të AS Prishtinës dhe Marigona Hill Prishtinës, derisa New Basketi e pret liderin pa humbje Vëllaznimin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë