BASHKIMI - TREPÇA
FOTO / Arkiv
Trepça kërkon fitoren e parë kundër Bashkimit
5 February, 2022 @13:15
Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Superligë në kuadër të xhiros së 19, do të luhet në mes të Bashkimit dhe Trepçës.
Bashkimi që në dy ndeshjet e luajtura e ka mposhtur kundërshtarin me rezultat të njëjtë 87-83.
Trepça po kërkon fitoren e parë kundër skuadrës prizrenase, kurse Bashkimi është përforcuar me Corey Raley Ross para ndeshjes.
Trepça me 12 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Bashkimi ka bilans prej 8 fitoreve e 10 humbje dhe gjendet në pozitën e gjashtë.
Ndeshja do të luhet në Rahovec te palestra “Mizahir Isma”, nga ora 19:00.