Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VULOSIN VENDIN E PARË!

Trepça mposht Pejën dhe siguron vendin e parë në stinor të rregullt

Foto: FBK

Trepça mposht Pejën dhe siguron vendin e parë në stinor të rregullt


9 March, 2024 @19:00

Trepça e drejtuar nga Adis Beciragic ka shënuar fitore në derbi ndaj Pejës sot në ndeshjen e parë të xhiros së XXIV të Superligës dhe me këtë triumf, ekipi mitrovicas ka siguruar vendin e parë në stinor të rregullt dhe vendin më të rëndësishëm për nisje të playoffit si dhe përparësinë e terrenit vendas në përballjet e playoffit.

Trepça ka mposhtur Pejën, 94-77.

TABELA AKTUALE

Pas çerekut të parë të fituar me 8 pikë dallim, mitrovicasit kanë bërë thuajse të njëjtin rezultat edhe në çerk të tretë për të hyrë shumë më rehat në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.

Darnell Edge ka qenë i pandalshëm sonte, ndërsa ka kryer ndeshjen me 33 pikë të shënuara, 4 asistime e 3 kërcime. Ai shutoi 6/10 për tre pikë, ndërsa 6/7 për dy. Pos tij, ka qenë vetëm edhe Kevin Bracy-Davis që ka shënuar pikë dyshifrore te Trepça, 18.

Kjo përndryshe ka qenë fitorja e 17 me radhë e Trepçës, që është në super-formë. Ekipi krejtësisht ka luajtur mirë dhe janë treguar të fuqishëm karshi pejanëve, që kishin disa mungesa. Nëntë lojtarë të përdorur nga Beciragic në këtë duel bën që ekipi të shpërndajë pikët, ndërsa ata shutuan me 50% saktësi për tre pikë e 76% saktësi për gjuajtjet e lira.

Peja në anën tjetër, në çerek të fundit nuk ka arritur të bëj diçka më shumë për rikthim në lojë. Larry Thomas kreu lojën me 15 pikë, 7 asistime e 3 kërcime. 14 pikë i dha Jimmy Hall i posaardhur në ekip, bashkë me 1 asistim e 7 kërcime. Ndërsa me 12 lojë e ka kryer ndeshjen Justin Davis.

Fitorja bën që Trepça tash të luajë pa ngarkesë në katër xhirot e fundit të mbetura dhe të përgatitet për gjysmëfinale playoffi. Bilanci aktual i ekipit është 22-2. Peja në anën tjetër ka pësuar humbjen e shtatë sezonale dhe pas 24 ndeshjesh ka bilanc 17-7. Është në vend të dytë dhe nëse nuk ndodh ndonjë befasi e jashtëzakonshme - pritet ta mbyllë stinorin e rregullt në pozitë të dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga