I KTHEHEN FITORES
Pas dy humbjeve, Bashkimi i kthehet fitores së pritur
10 March, 2024 @20:31
Pritur, ndaj Istogut tashmë të dorëzuar nga Superliga, Bashkimi ka shënuar fitore të thellë 128-65. Në ndeshjen pa shumë histori ku ekipi prizrenas dominoi ndaj të rinjëve istogas loja shkoi njëtrajtshëm, ndërsa më së shumti pikë në fitoren e Bashkimit dhanë Erik Copes dhe Eduard Hazners, nga 21 secili.
Për tu përmendur, shpresat e Bashkimit që zakonisht nuk marrin minuta në lojë sonte përjetuan mirë Superligën, ndërsa Adis Gashi dha 11 pikë, Andi Koqinaj 6 e Hajriz Hazeri 5 pikë.
Dyshja e dalluar e Istogut Arian Azemi dhe Donat Rexhepi dhanë mbi gjysmën e pikëve të ekipit, ku i pari shënoi 28 pikë ndërsa i dyti 20 të tjera.
Bashkimi me këtë fitore bën bilancin 9-15, ndërsa Istogu është në 1-23 me fitoren e vetme sezonale të shënuar në pjesë të parë të stinorit kur kishin befasuar pikërisht kundërshtarin e sotëm.