Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI S'ARRITI TË BEFASOJË TREPÇËN!

Trepça rikthehet në fund, për të 18-tën me radhë!

Foto: KBVellaznimi/ fb

Trepça rikthehet në fund, për të 18-tën me radhë!


16 March, 2024 @18:58

Edhe pse Vëllaznimi luftoi mjaft, me pikët e Darnell Edge-it dhe Kevin Capersit, Trepça në fund nuk ka lejuar befasi dhe prishjen e serisë së fitoreve në Superligë. Vetëm 4 sekonda para fundit, ndeshja ishte 77-77, kur Vëllaznimi barazoi nga gjuajtjet e lira të Jalen Ray. Por në ato pak sekonda të mbetura me mitrovicasit fituan dy herë gjuajtje të lira për shkak të fauleve dhe duke i shënuar ato, fituan ndeshjen 77-80.

Trepça çerekun e fundit e fitoi 20-25 për të përmbysur epërsinë e lehtë të Vëllaznimit të arritur pas çerekut të tretë me 23-20, në një ndeshje shumë të barabartë.

TABELA AKTUALE

Darnell Edge dha 20 pikë, bëri 6 asistime e 8 kërcime në fitore, ndërsa 19 pikë, 2 asistime e 5 kërcime regjistroi Drilon Hajrizi. Lojtarët tjerë të Trepçës nuk arritën pikë dyshifrore, por secilin që e përdori Adis Beciragic shënoi pikë, që në fund u treguan vendimtare për vazhdimin e serisë së madhe të pamposhtshmërisë.

Gjakovarët që u munduan mjaft për ta befasuar ekipin më në formë të stinorit në Superligë, s’iu deshi në fund, ndërsa Jalen Ray dha 22 pikë, 3 asistime e 4 kërcime për ekipin e tij. Me 15 pikë luajti Jahenns Manigat, që bëri edhe nga 3 asistime e kërcime, kurse 14 të tjera i dha Daniel Lekndreaj.

Trepça, që tashmë ka siguruar pozitën e parë në stinorin e rregullt dhe epërsinë e terrenit vendas në playoff, ka bilanc 23-2 tre xhiro para fundit të stinorit. Vëllaznimi është i pesti me bilanc 11-14 dhe nëse nuk bën befasi të madhe Bashkimi në xhirot e mbetura, do të mbetet aty.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga