YLLI MEFITOREN E TRETË RADHAZI!
Pas Prishtinës, Ylli mposht edhe Pejën - e treta me radhë
16 March, 2024 @20:58
Forma e mirë që ka kapur Ylli para playoffit po vazhdon. Ekipi i drejtuar nga Petar Mijovic ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Superligë, ndërsa pas Prishtinës, “energjikët” kanë mposhtur edhe Pejën për të shënuar fitoren e dytë të madhe nën drejtimin e trajnerit malazez me përvojë.
Pas startit shumë të mirë të Pejës, 24-15, Ylli kontrolloi çerekun e dytë me 18-20, ndërsa shkëlqeu në të tretin me 10-23 ashtu që përkundër mundit në çerekun e fundit 20-15 nga Peja, rikthimi s’u bë dhe suharekasit fituan minimalisht, 72-73.
Ka qenë Dajuan Graf që shënoi për fitore, 72-73, 12 sekonda para fundit të ndeshjes, pasi që Larry Thomas kishte dhënë gjuajtjet e lira për 72-71. Në sulmin e fundit, Thomas nuk arriti të shënojë dhe kështu Ylli festoi.
Jalen Nesbitt me 16 pikë, 2 asistime e 6 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Yllit në fitore, ndërsa Nate Grimes shkëlqey me 14 pikë, 2 asistime e 10 kërcime. Nga 11 pikë në fitore shënuan Dajuan Graf e Jan Palokaj.
Jimmy Hall e Arian Qallakaj dhanë nga 13 pikë te Peja. 10 pikë shënoi Deandre Davis, derisa Justin Davis e Larry Thomas përkundër paraqitjes së mrië, nuk arritën të shënojnë pikë dyshifrore sonte. Justin Davis luajti me 9 pikë e 8 kërcime, kurse Thomas 9 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.
Fitorja, bën që Ylli të sigurojë gati vendin e tretë dhe me gjasë për të sulmuar vendin e dytë! Suharekasit kanë bilanc 16-9 3 xhiro para fundit të stinorit. Peja mbetet e dyta, por tash me bilanc 17-8. Përndryshe kjo është fitorja e parë e Yllit këtë stinor ndaj Pejës në Superligë. Kampioni aktual nuk do të lëshojë pozitën në tabelë me bilanc të barabartë me suharekasit. Peja ka fituar 3 nga 4 ndeshjet ndaj Yllit në Superligë 2023/24.