NGA INFORMATORI NR. 23
Prishtina dënohet nga ndeshja me Trepçën
11 March, 2024 @23:33
Klubi i Prishtinës është dënuar nga KG i FBK-së për incidentet që u shkaktuan në përballje ndaj Trepçës në kuadër të xhiros XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltërit në total janë dënuar me 2 mijë e 200 euro nga KG i FBK-së, ndërsa dënimet janë për shkelje të neneve 51.12, 51.16 dhe 51.3. Neni 51.12 dënon 1 mijë euro, për shkak të largimit në teshtore të ekipeve pas vërejtes së parë nga gjyqtari, Neni 51.16 dënon me 700 euro për anim josportiv, sharje dhe fyerje në kor të ekipeve, zyrtarëve dhe personave tjerë, ndërsa 51.3 dënon me 500 euro për hedhje të gjërave të forta në fushë që mund të shkaktojnë lëndime të lehta.
Në ndeshjet tjera të xhiros XXIII nuk janë regjistruar incidente të tilla, ndërsa sa i përket Infomatorit përkatës, janë shqiptuar edhe dënimet për lojtarët dhe trajnerët, për gabime teknike kryesisht, Drilon Hajrizi (Trepça) 100 euro, Yoram Hadar (trajner, Peja) 600 euro, Isaiah Kelly (Prizreni) 100 euro, Jaheens Manigat (Vëllaznimi) 50 euro, Aleksandar Joncevski (trajner, Bashkimi) 300 euro dhe Will Daniels (Bashkimi) 100 euro.