Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E YLLIT PËR NGRITJE

Verge 37 pikë, Ylli del mbi Prishtinën me fitore pas vazhdimeve

Foto: FBK

Verge 37 pikë, Ylli del mbi Prishtinën me fitore pas vazhdimeve


10 March, 2024 @20:17

Në pjesë të parë të ndeshjes, Prishtina kishte lojën në dorë (41-51). Mirëpo, në pjesë të dytë një çerek i tretë (25-15) i mirë nga Ylli bëri që ndeshja të bëhet dramatike në çerek të fundit (19-19) për të përfunduar me barazim 85-85.

Në fakt, Ylli kishte epërsinë 3 pikëshe 43 sekonda para fundit, ndërsa Henrik Sirko barazoi me treshe në 85-85 38 sekonda pa përfunduar ndeshja. Në dy sulmet e fundit, as Alonzo Verge e as Derrick Wilson s’shënuan dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Aty Ylli bëri shkëpëtujen në rezultat me treshen e Jan Palokajt 2:51 minuta para fundit 93-89, ndërsa më pas Prishtina nuk arriti t’i zinte assesi dhe Verge shënoi edhe tetë pikë tjera e Palokaj një treshe në fund, për ta mposhtur ekipin e drejtuar nga Jaksa Vulic 103-95.

Fitorja bën që Ylli të pozicionohet pastër në vend të tretë të renditjes tabelare, duke e lënë Prishtinën pas. Ylli tash ka bilanc 15-9 ndërsa Prishtina 14-10. Duelet mes ekipeve janë 2-2, por Prishtina ka përparësi në rast të pikëve të barabarta në fund, pasi që ka koshdallim më të mirë në këto duele.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e parë e madhe e Petar Mijovicit prej se mori drejtimin e suharekasve, ndërsa nëse arrijnë të mbajnë pozitën e tretë do të marrin kundërshtar më të lehtë në çerekfinale të playoffit.

Sa i përket lojtarëve, Verge ka qenë i pandalshëm sonte. Ka shënuar 37 pikë dhe ka bërë 8 asistime e 5 kërcime në fitore. Nate Grimes ka luajtur me 21 pikë, 13 kërcime e 3 topa të rrëmbyer. Jan Palokaj dha 21 pikë, 3 asistime e 3 kërcime.

Te Prishtina, që regjistroi humbjen e tretë me radhë, Diamond Sonte dha 28 pikë, 5 asistime e 9 kërcime, ndërsa me 17 pikë u dallua Shaheed Davis. Malcolm Armstead daha 13 pikë e 5 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga