Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OUT: TREPÇA-ISTOGU

Trepça siguron mbetjen në Superligën nëpërmjet Play Out-it

Trepça siguron mbetjen në Superligën nëpërmjet Play Out-it


29 April, 2021 @18:23

Skuadra e Trepçës do të jetë pjesë e Superligës edhë në edicionin 2021/22.

Ekipi mitrovicas që e përfundoi pjesën e rregullt të stinorit në pozitën e parafundit në Superligë, siguroi mbijetesën duke shënuar fitore në të dyja ndeshjet e Play Out-it përballë Istogut.

Pas fitores në ndeshjen e parë, Trepça fitoi edhe në ndeshjen e dytë duke e mposhtur rivalin nga Liga e Parë kësaj radhe me rezultat 94-85.

Duke pasur parasysh edhe avantazhin prej 19 pikëve nga ndeshja e parë, trajneri i Trepçës, Serhat Sehit, në këtë ndeshje dha hapësirë të konsiderueshme edhe lojtarëve të rinj duke i shfrytëzuar që të gjithë lojtarët që i kishte në dispozicion.

Në anën tjetër, Istogu u pa që kishte probleme me organizim të lojës në mungesë të Fisnik Junikut.

Besnik Azemi
dhe Dino Butarac ishin koshashënuesit më të mirë te Trepça me nga 17 pikë të shënuara, kurse nga 15 pikë shënuan Burim Zekiqi dhe Drilon Hajrizi.

Te Istogu më të mirët ishin Diamant Shabani dhe Ardit Pepaj me nga 26 pikë nga secili.

Kështu, tani është konfirmuar që në stinorin 2020/21 nga Superliga bien vetëm Vëllaznimi si skuadra e fundit e renditur në tabelë, ndërsa vendin e tij do ta zëvendësojë RC Cola Drita si kampione e Ligës së Parë. Ndërkaq Istogut i mbetet që edhe në stinorin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga