Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça zyrtarizon Musab Malën

Trepça zyrtarizon Musab Malën


12 December, 2022 @11:01

Basketbollisti mitrovicas, i është kthyer folesë së tij. Në njoftimin e lëshuar para pak çastesh, KB Trepça ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Musab Malës në ekip.

Ky i fundit ishte pjesë e Rahovecit ndërsa më parë luajti edhe për Bashkimin. Së fundi ka qenë i lënduar te Rahoveci, por në ndërkohë ai u nda me ekipin, derisa rikthimi i tij në Minatori ndodhi.

Musab Mala

“Musab Mala nga sot është pjesë e klubit tonë,” ka shkruar shkurt KB Trepça në njoftimin e lëshuar.

Në pak ndeshje sa luajti te Rahoveci këtë stinor, Musabi ka pasur mesatare prej 15.6 pikësh, 4.2 asistime dhe 4.2 kërcime për ndeshje.

Ai pritet të luajë për mitrovicasit pas afatit kalimtar dimëror në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga