NGA INFORMATORI I PARË I FINALES

Fotot: ilustrim/ via FBK
Trepçës 750 euro, Pejës 200 euro dënim
5 May, 2023 @19:51
Komisioni i Garave të FBK-së ka publikuar sot Informatorin e parë të ndeshjes së parë finale të PlayOffit të Superligës, ku Trepça mposhti Pejën në përballjen e luajtur në Minatori.
Trepça në total është dënuar me 750 euro, ndërsa Peja me 200 euro. Si individë, basketbollisti i Pejës Alban Veseli është dënuar me 200 euro, ndërsa trajneri i Pejës, Rami Hadar me 50 euro.
Trepça ka marrë dënimet 400 euro (49.6), 150 euro (49.2) dhe 200 euro (49.10), ndërsa Peja për mosrespektimin e nenit 50.5, 200 euro.
Te përshkrimi, sjellja e shikuesve është shkruar: hedhje e gjësendeve të buta, ofendime në drejtim të skuadrës mysafire, ndezje e mjeteve piroteknike. Veseli e Hadar ndërkaq, kanë marrë dënimet për sjellje josportive e gabime teknike, njëjtë edhe klubi, për teknike drejt bankës.