Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - LIPJANI

Tri rresht, Rahoveci lider!

Foto: KB Rahoveci

Tri rresht, Rahoveci lider!


18 January, 2020 @18:47

Ecuria fantastike e Rahovecit në edicionin pranveror të Superligës vazhdon.

“Vreshtarët” sot triumfuan me rezultat 97-76 ndaj Lipjanit, në një ndeshje ku fitorja e vendasve nuk ishte në dyshim pothuajse për asnjë moment.

Lipjanasit shënuan më shumë pikë se kundërshtari në çerekun e dytë, mirëpo Rahoveci nuk u shpërqëndrua dhe në pjesën e dytë e rriti epërsinë, për të shkuar kështu drejt fitores së 14 sezonale, fitore e cila e vendos në krye të tabelës Rahovecin, të paktën përkohësisht.

TABELA AKTUALE

Darell Davis me 24 pikë, 5 kërcime e 1 asistim dhe Joshua McFolley me 23 pikë, 3 kërcime e 5 asistime ishin më të mirët te Rahoveci sonte, përderisa te Lipjani u veçua Tamas Bruce me double-double prej 32 pikëve e 10 kërcimeve.

Për Rahovecin kjo ishte fitorja e 14 sezonale krahas 5 humbjeve që i ka, kurse Lipjani me vetëm një fitore e 18 humbje ndodhet i fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga