Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI-TIRANA

Triple-double nga Moss, Bashkimi fiton dramën

BOROZANI/ A. P.

Triple-double nga Moss, Bashkimi fiton dramën


24 January, 2018 @21:34

Bashkimi ka arritur t’i kthehet fitoreve në BIBL, pas afro 50 ditëve. Ekipi prizrenas ka mposhtur Tiranën sonte në Sezai Surroi, pas ndeshjes që u vendos në minutat shtesë të takimit, pas vazhdimeve, 101-95.

Dy trajnerë grek në bankat e ekipeve nga Prizreni e Tirana, kanë pasur çka t’i thonë lojtarëve në çdo pushim të kërkuar.

DERBI E DRAMË

Ndeshja që u quajt derbi shqip i BIBL, doli të jetë derbi i xhiros në BIBL, e ndoshta edhe ndeshja më interesante e këtij stinori në këtë ligë.

Bashkimi e Tirana pas një lufte për çdo top në çdo cep të fushës së lojës, nuk kanë gjetur fituesin pas kohës së rregullt, duke barazuar 84-84 për të kërkuar fituesin në vazhdime.

Lufta e dy ekipeve për fitoren e tretë të stinorit dhe kapjen e vendit të tretë u kuptua pas 5 minutave shtesë në vazhdime.

TRIPLE-DOUBLE I MOSS

Amerikani i ardhur në janar, Aaron Moss, është treguar i jashtëzakonshëm sonte te Bashkimi. Ai ka kryer ndeshjen me triple-double dhe me indeks efiçence 53!

Moss ka shënuar 33 pikë, 11 kërcime e 11 asistime në fitoren e tretë të stinorit për Bashkimin.

TABELA AKTUALE E BIBL

MORINA ENERGJIK

Performancë të mirë ka dhënë edhe Altin Morina. I rikthyeri në klub ka shënuar 26 pikë, duke mos pushuar për asnjë minutë në ndeshje, derisa ka shtuar 6 asistime dhe 3 kërcime tjera, bashkë me 4 topa të rrëmbyer.

Vincent Zollo, në debutimin e tij ka regjistruar double-double prej 14 pikëve dhe 11 kërcimeve, derisa Mikaile Tmusic ka shtuar 20 pikë, pa pushuar asnjë minutë në ndeshje, shto këtu edhe 8 kërcime e 3 asistime në fitore.

PERFORMANCAT E TIRANASVE

Endrit Hysenagolli ka qenë më efikasi te Tirana. Ai ka shënuar 26 pikë e 13 kërcime, që në fund kanë dalë të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e bardhekaltërve.

20 pikë ka shtuar edhe amerikani Edward Stowebridge, ndërsa double double ka regjistruar edhe Vladimir Brchkov i Tiranës, me 14 pikë e 10 kërcime.

Afër triple-double’it ka qenë edhe Gerti Shima. Ai ka luajtur pa pushim, 45 minuta, dhe ka shënuar 17 pikë, 9 kërcime e 9 asistime.

BILANCI

Paraqitje e mrekullueshme në fushë e dy ekipeve dhe luftë për çdo top, derisa numri i shikuesve në palestër zhgënjeu, pasi që u huq një show basketbollistik i vërtetë.

Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi del i treti në klasifikim, me bilanc 3-6, derisa Tirana mbetet e gjashta me bilanc 2-7.


PAS 40 MINUTASH

S’ka fitues, ndeshja në vazhdime

Balkan League

S’ka fitues, ndeshja në vazhdime

24/01/18 @ 21:16

LIGA BALTIKE

Lisi 9 min në fitoren e radhës

Përfaqësuesja/International

Lisi 9 min në fitoren e radhës

24/01/18 @ 20:41

PJESA E PARË: BASHKIMI-TIRANA

3 pikë epërsi për vendasit pas 20 minutave

Balkan League

3 pikë epërsi për vendasit pas 20 minutave

24/01/18 @ 20:24

PESËSHET STARTUESE

5-shet e para: Bashkimi-Tirana

FBK Superliga

5-shet e para: Bashkimi-Tirana

24/01/18 @ 19:33

ALL STAR 2018

Përcaktohen rezervistët e All Starit ‘18

NBA

Përcaktohen rezervistët e All Starit ‘18

24/01/18 @ 10:13

REKORD

LeBron James në histori me 30’000 pikë

NBA

LeBron James në histori me 30’000 pikë

24/01/18 @ 09:39

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Nymburk me fitore kap vendin e parë

Përfaqësuesja/International

Nymburk me fitore kap vendin e parë

23/01/18 @ 21:29

NGA PALESTRAT

Në Suharekë mijëra, në palestra tjera dhjetëra shikues

FBK Superliga

Në Suharekë mijëra, në palestra tjera dhjetëra shikues

23/01/18 @ 15:34

VENDIMET E KOMISARIT

Gjobë Yllit dhe tre trajnerëve

FBK Superliga

Gjobë Yllit dhe tre trajnerëve

23/01/18 @ 15:26

JAPONI

Hajrizi me pikë dyshifrore në fitoren e Kanazawas

International/Sportistë shqiptarë në botë

Hajrizi me pikë dyshifrore në fitoren e Kanazawas

23/01/18 @ 13:42

PËRFORCIM NË MBROJTJE

Kemal Osmankovic, përforcim i ri i Suharekës

FFK Superliga/International/Transfere

Kemal Osmankovic, përforcim i ri i Suharekës

15/01/25 @ 11:36

KONGOLEZI NDËRRON AMBIENT

Marley Prince rikthehet te Vushtrria

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Marley Prince rikthehet te Vushtrria

15/01/25 @ 10:54

PREJ PRIZRENI NË DURRËS

Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë

FFK Liga e parë

Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë

15/01/25 @ 10:46

BARAZIM NË DERBIN E KREUT

Zëvendësuesit shpëtojnë Liverpoolin nga Foresti ambicioz

Premier League

Zëvendësuesit shpëtojnë Liverpoolin nga Foresti ambicioz

15/01/25 @ 00:34

HOLANDEZI NË "VILLA PARK"

Aston Villa merr sulmuesin e Borussia Dortmundit

Premier League/Bundesliga/Transfere

Aston Villa merr sulmuesin e Borussia Dortmundit

14/01/25 @ 18:21

NË FERIZAJ

Valmir Nafiu, shtesë e re te Ferizaji

FFK Superliga/Transfere

Valmir Nafiu, shtesë e re te Ferizaji

14/01/25 @ 17:26

ISH LOJTARI I PRISHTINËS, KALON NË SHKUP

Çairi zyrtarizon ish-lojtarin e Prishtinës

FBK Superliga/International/Transfere

Çairi zyrtarizon ish-lojtarin e Prishtinës

14/01/25 @ 14:43

SOKOLI RIKTHEHET NË TURQI

Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, pas periudhës së kaluar në Iran!

FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, pas periudhës së kaluar në Iran!

14/01/25 @ 14:04

QENDRA 208 CENTIMETËRSHE VAZHDON ME MITROVICASIT

Trepça ia vazhdon kontratën Dardan Kapitit

FBK Superliga/Transfere

Trepça ia vazhdon kontratën Dardan Kapitit

14/01/25 @ 13:51

NË POZHARAN

Vllaznia bën 5 përforcime për ngritje të ekipit në pranverë

FFK Liga e Dytë

Vllaznia bën 5 përforcime për ngritje të ekipit në pranverë

14/01/25 @ 11:05


 
Të gjitha lajmet nga