SOKOLI RIKTHEHET NË TURQI
Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, pas periudhës së kaluar në Iran!
14 January, 2025 @14:04
Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe rekord golashënuesi i huaj i Konyasporit, Sokol Cikalleshi, është rikthyer në futbollin turk. Pas periudhës së kaluar në ligën iraniane ku luajti për Tractorin, Cikalleshi i është kthyer Turqisë, ndërsa ka nënshkruar me ekipin Adanaspor.
Adanaspor garon në ligën e parë turke, ndërsa pas pjesës së parë të stinorit është në rrezik për rënie, pasi që është e parafundit në renditje (e 19-ta) dhe ka vetëm 15 pikë nga 19 ndeshjet e stinorit.
Qendërsulmuesi 34 vjeçar pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Superligën turke, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Konyasporit. I lindur në Kavajë, Cikalleshi nisi karrierën e tij futbollistike te ekipi lokal kavajas, Besa.