PREJ PRIZRENI NË DURRËS
Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë
15 January, 2025 @10:46
Skuadra e Lirisë, që në stinorin 2023/24 ra nga Superliga dhe këtë stinor 2024/25 po tenton rikthimin aty, ka arritur dje në Durrës të Shqipërisë dhe ka nisur fazën e parë përgatitore për pjesën pranverore të stinorit.
Liria bën pjesë në Ligën e Parë - Grupi A dhe nuk ka pasur stinor premtues në vjeshtë. Ekipi pas startit jo të mirë nën drejtimin e Granit Begollit, ka emëruar trajner Bledar Devollin dhe tash e tutje po kërkon këndelljen.
Pas XIV xhirove të para të stinorit vjeshtor, Liria mbeti e pesta me 23 pikë, 8 më pak sesa liderja Drenica. Vetëm fituesi i grupit siguron kalimin direkt në Superligë, ndërsa pozita e dytë në grup kërkon dy ndeshje barazhi për të synuar Superligën. Deri në fund të stinorit, Liria do t’i ketë edhe XIII xhiro.
Në postimin e fundit, klubi ka bërë të ditur se lojtarët po tregojnë përkushtim maksimal dhe energji të madhe për të përballur me sfidat që i presin në pranverë. Pjesa pranverore e stinorit fillon pas fundjavës së dytë të muajit shkurt.