Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRYMË E RE

Kika me trajner të ri për pjesën e dytë të stinorit

Fotot: KFKika/ fb

Kika me trajner të ri për pjesën e dytë të stinorit


11 January, 2025 @13:35

Skuadra e Kikës nga Hogoshti i Kamenicës që po mëton të mbijetojë në Ligë të Parë këtë stinor, ka bërë të ditur se ka angazhuar trajner të ri për ekipin e parë të saj.

Emri i njohur si fubollist në Kosovë, tash trajneri Genc Sermaxhaj është emëruar në postin e timonierit të skuadrës hogoshtase dhe Kika synon një pranverë me aspirata për ngritje në renditje.

Genc Sermaxhaj

“Genc Sermaxhaj, një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin kosovar, sjell me vete përvojë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Ai ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer falë angazhimit të tij të palodhshëm dhe rezultateve të arritura në karrierën e tij si trajner dhe futbollist.
Bashkimi i tij me KF Kika është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekipit tonë dhe arritjes së objektivave tona për të qenë konkurrues dhe për të sjellë suksese të reja për klubin dhe tifozët tanë,”
ka bërë të ditur KF Kika në njofimin e lëshuar.

Për Sermaxhajn 36 vjeçar kjo do të jetë përvoja e parë si trajner në Ligë të Parë. Ish-mesfuushori pritet të tregohet me Kikën, ashtu që të jep shpresë për gjeneratën e re të trajnerëve që po lindin në futbollin e Kosovës. Kika nisi stinorin me Sallah Sherifin, që punoi aty shtatë xhiro për të vazhduar më pas me Mërgim Kastratin dhe për ta mbyllë vjeshtën në pozitë të tetë të renditjes tabelare në Ligë të Parë - Grupi B. Kika ka pikë të njëjta me Fushë Kosovën që është e nënta dhe është në zonë të rënies.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë