NË PRISHTINË
Flamurtari zyrtarizon përforcimin e parë të vitit
10 January, 2025 @15:16
Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë - nga Grupi B, ka bërë të ditur përforcimin e parë të vitit. Kuqezinjtë nga Prishtina kanë zyrtarizuar ardhjen e Fehmi Dragushës nga Prishtina e Re për pjesën e mbetur të stinorit.
“Fehmi Dragusha është përforcimi parë në këtë afat kalimtar. Dragusha na bashkohet nga skuadra e Prishtina e Re dhe do të jete nje aset shtesë për mbrojtjen tonë”, bëri të ditur njoftimi i Flamurtarit.
Ekipi që emëroi Erdin Hashanin trajner në luftë për shpëtim të stinorit në Ligë të Parë, me ardhjen e qendërmbrojtësit 24 vjeçar Dragusha, mëton të përforcojë mbrojtjen dhe të pranojë më pak gola gjatë pranverës.