Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOJNË PËRVOJË NË EKIP

Agron Bruqi zyrtarizohet te Vushtrria

Agron Bruqi zyrtarizohet te Vushtrria


13 January, 2025 @16:45

Mesfushori qendror, Agron Bruqi, është zyrtarizuar nga skuadra e Vushtrrisë sot. Këta të fundit garojnë në Ligën e Parë - Grupi B, ndërsa po synojnë të arrijnë Superligën nën drejtimin e trajnerit Armend Dallku.

Vushtrria ka nisur të mendojë seriozisht për pjesën e mbetur të stinorit, ndërsa Bruqi 31 vjeç (që me 27-të të këtij muaji feston të 32-tat) pritet të jetë forcë shtesë në ekip.

“Bruqi na bashkohet nga Feronikeli 74, ku me performancat e tij të shkëlqyera dhe përkushtimin ndaj lojës, ai është i gatshëm të bëjë një ndikim të madh në mesfushën tonë,” ka bërë të ditur FC Vushtrria.

Përgjatë karrierës së tij, Bruqi ka qenë pjesë e Malishevës, Flamurtarit, Istogut e KEK-ut, ndërsa së fundi ka qenë pjesë Feronikelit’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë