NGA SHTIMJA NË VUSHTRRI
![Albijon Shurdhiqi prej Vjosës kalon te Vushtrria Albijon Shurdhiqi prej Vjosës kalon te Vushtrria](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Shurdhiqi_Albijon_%40_Vushtrria_fm_jan2025.jpg)
Albijon Shurdhiqi prej Vjosës kalon te Vushtrria
14 January, 2025 @10:59
Mesfushori qendror me tipare sulmues, që deri tash ka djeristur fanellën e Vjosës së Shtimes në Ligën e Parë - Grupi B, Albijon Shurdhiqi, është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i Vushtrrisë.
Ekipi nga “Ferki Aliu” ka bërë të ditur mbrëmë se ka nënshkruar me Shurdhiqin 22 vjeçar, që ka edhe gola të regjistruar në ligë, ndërsa Vushtrria e drejtuar nga Armend Dallku që tash synon të atakojë kreun e renditjes tabelare në Grupin B të Ligës së Parë, që garanton Superligën për stinorin tjetër.
“FC Vushtrria prezanton përforcimin më të ri në ekip, Albijon Shurdhiqi!
22 vjeçari i cili së fundmi ishte pjesë e KF Vjosa është një mesfushorë me tipare sulmuese,” shkroi ndër të tjera njoftimi i FC Vushtrrisë.
Vushtrria ka kryer ndeshjen në vend të dytë, me 30 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa lidere është Prishtina e Re që ka 35 pikë. Nga Grupi B i Ligës së Parë vetëm fituesi kalon direkt në Superligë, ndërsa pozita e dytë lufton me dy ndeshje barazhi për të kaluar në elitë.