Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GJAKOVË

Vajzat U-20 në përgatitje, para evropianit

Foto: FBK

Vajzat U-20 në përgatitje, para evropianit


Teksti: FBK

3 June, 2023 @11:51

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 e vajzave do të vazhdojë fazën e dytë përgatitore. Vashat e drejtuara nga ish-basketbollistja Shemsije Stublla tani në rolin e trajnerës do të vazhdojë përgatitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 deri më 8 qershor. Shemsije Stublla do të ndihmohet nga dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e vajzave dardane.

Në këtë grumbullim janë ftuar gjithsej 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre janë duke vazhduar jashtë Kosovës, në mesin e tyre edhe Astera Tuhina. Kosova U-20 Vajzat gjendet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.
Kampionati do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.

Lista e basketbollisteve:

Alma Muzliukaj
Anesa Korqa
Anila Selmani
Anita Grainca
Arba Hashani
Astera Tuhina
Blerta Mehana
Elza Maliqi
Enisa Kamerolli
Erzana Mulaku
Etna Rexhepi
Olta Zymberi
Rea Ukaj
Sumeja Kosumi
Vanesa Bojku
Viola Syla
Yllza Uka.


 
Të gjitha lajmet nga