Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Vashat e Bashkimit kalojnë me lehtësi Vëllaznimin, rritet distanca në tabelë

Vashat e Bashkimit kalojnë me lehtësi Vëllaznimin, rritet distanca në tabelë


28 February, 2021 @17:58

Skuadra lidere e Ligës së Femrave, Bashkimi, ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 68-85.

Dallimi në lojë u bë sidomos në çerekun e tretë (10-31), ku prizrenaset dominuan në tërësi duke krijuar epërsi të thellë për një finish të qetë.

Te Bashkimi dominuan qendrat Saranda Daci dhe Aisha Ballarabe, ku e para shënoi 33 pikë e 15 kërcime, ndërsa e dyta shtoi 23 pikë dhe 17 kërcime të tjera.

Te Vëllaznimi më e mira ishte Raven Northcross-Baker me 28 pikë të shënuara.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje nuk luajti pllejmekerja Le’Jzae Davidson, e cila u largua nga skuadra.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e 14-të e Bashkimit që vazhdon të kryesojë në tabelë, tani me 4 pikë më shumë se Vëllaznimin që është ndjekësi më i afërt.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave