PP: PRIZRENI - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi mbyll në epërsi pjesën e parë
15 October, 2022 @19:44
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Sezai Surroi, ku Prizreni po luan me Vëllaznimin.
Skuadra gjakovare ka arritur të tregohet më e mirë në 20-minutat e para të lojës ndaj ekipit prizrenas dhe kështu ka arritur të kalojë pjesën e parë të ndeshjes me 12 pikë dallim, rezultati 43-55 në të mirë të Vëllaznimit.
Më efikasi te Vëllaznimi pas pjesës së parë të ndeshjes është Anthony Adger me 19 pikë të shënuara (4/7 për tri pikë). Te Prizreni ndërkaq më së shumti pikë kanë shënuar dyshja Wayne Arnold (3/4 për tri pikë) dhe Dachon Burke, secili nga 14.
Prizreni kishte nisur mirë çerekun e parë, duke e marrë atë me 26-23. Ndërsa në të dytin një rënie nga loja e tyre ka bërë që Vëllaznimi të rikthehet fortë dhe të fitojë çerekun e dytë bindshëm 17-32, për të shkuar në pushim me 12 pikë dallim.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.