Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAMATIKE

Vëllaznimi në PlayOff! Prizreni në PlayOut

Vëllaznimi në PlayOff! Prizreni në PlayOut


25 March, 2023 @19:07

Vëllaznimi ka shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Prizrenit dhe me këtë ka fituar duelin jetik, që pos u ka siguruar mbijetesën direkte u ka siguruar edhe PlayOffin në Superligë.

Gjakovarët falë një tresheje kah fundi i duelit, 21-sekonda para fundit, kanë dalë në epërsi dhe kanë fituar ndeshjen me 82-79.

TABELA AKTUALE

Një ndeshje mjaft dramatike u zhvillua në Shani Nushi, derisa kuqezinjtë në fund u gëzuan për atë që kërkuan mjaft gjatë gjithë sezonit. Mbijetesën. Vëllaznimi ishte më i mirë në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë prizrenasit e drejtuar nga Edin Kërveshi u rikthyen dhe ishin shumë afër fitores. Por në fund, treshja e Burim Zekiqit në njërën anë, ndërsa gabimet në anën tjetër bënë që festa të jetë në ekipin e Josip Plantakut.

Devin Johnson që luajti pa pushim dha 19 pikë, ndërsa Jordan Harris gjithashtu pa asnjë minutë pushim u bë koshashënuesi më i mirë i ekipit me 24 të shënuara bashkë me 6 asistime e 4 kërcime.

Te Prizreni dyshja Wayne Arnold dhe Adam Grant ishin më të dalluarit, por në fund s’mjaftuan, duke u mposhtur. Arnold dha 27 pikë, 4 asistime e 5 kërcime, ndërsa Grant bëri 24 pikë, 4 asistime e 6 kërcime në këtë duel, që çon Prizrenin në PlayOut.

Pas 27 ndeshjesh, kur ka mbetur edhe një xhiro për tu mbyllë stinori i rregullt, Vëllaznimi ka bërë atë që ka kërkuar - synimin sezonal - mbijetesën dhe tash ka bilans 9-18 ndërsa Prizreni 8-19. Edhe po të fitojë Prizreni në xhiron e fundit e Vëllaznimi të humb, gjakovarët do të kenë përparësi në renditje, pasi që në duele të direkta, kanë shënuar katër fitore ndaj prizrenasve këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga