Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi zyrtarizon ndihmës-trajner kroat për 2022/23

Foto: posusje.info

Vëllaznimi zyrtarizon ndihmës-trajner kroat për 2022/23


19 July, 2022 @16:08

Ish-trajner i skuadrës KK Posusje në Kroaci, Josip Plantak, është zyrtarizuar si ndihmës-trajner i KB Vëllaznimi për edicionin 2022/23.

KB Vëllaznimi ka bërë njoftimin e parë si risi në skuadër për stinorin 2022/23, pasi që iu kthye Superligës ekspres, pas rënies.

Ekipi kuqezi ka bërë të ditur se pas bisedimeve që kanë pasur me trajnerin kroat kanë arritur marrëveshje që ai të jetë pjesë e shtabit teknik të skuadrës për edicionin vijues.

Josip Plantak

“Josip Plantak zyrtarisht ka marrë postin e ndihmës trajnerit. Pas bisedimeve mes trajnerit kroat dhe KB Vëllaznimit është arritur marveshja që Plantak të jetë pjesë e shtabit teknik. Plantak ishte asistent i disa trajerëve të suksesshëm në kroaci , poashtu ishte trajner i ekipit KK Posušje në Kroaci,” ka bërë të ditur Vëllaznimi në njoftimin e lëshuar sot.

Gjakovarët në ditët në vijim pritet që të bëjnë edhe lëvizje tjera në ekip, ndërsa Superliga 22/23 pritet të jetë tejet interesante duke parë lëvizjet e deritashme që kanë bërë klubet tjera të elitës. Plantak 35-vjeç nga Zara, është djali i trajnerit shumë të njohur në Kosovë, Neven Plantak, që kishte bërë kampion Trepçën vite më parë (2012).


 
Të gjitha lajmet nga