EURO U-20/ DIV B
Vjen fitorja e parë e KosovësU20
20 July, 2018 @21:42
Përfaqësuesja e Kosovës U20, arriti fitoren e parë në kuadër të Kampionatit Europian në Divizionin B, duke e mposhtur Armeninë me rezultat 87-63.
Kosova gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi, ku me lehtësi e kaluan pengesën e parë për vendin e 17-22.
Në këtë ndeshje Valon Bunjaku shkëlqeu, pasi që luajti me 29 pikë, 11 kërcime e 6 asistime.
Ai u ndihmua edhe nga Etnik Peci me 25 pikë dhe Dion Haxhosaj me 15 pikë të tjera.
Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj nesër kundër Luksemburgut në ora 17:15.
Kosova nuk ka shënuar asnjë fitore në Grupin D, ku bënte pjesë dhe tani po luan për renditjen përfundimtare në këtë kampionat, dhe nesër përcaktohet në të satin vend do të përfundojë ajo.
Me fitoren e sotme ka shmangur dy vendet e fundit në europian.