Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TRAJNERI I TRETË I KËTIJ STINORI TE EKIPI GJAKOVAR

Vladimir Krstić - trajneri i tretë i Vëllaznimit këtë stinor

Vladimir Krstić - trajneri i tretë i Vëllaznimit këtë stinor


12 January, 2024 @10:48

Mbrëmë KB Vëllaznimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit. Kroati i lindur në Osijek Vladimir Krstic është njeriu që do të merr detyrën e shefit të shtabit teknik të skuadrës, ndërsa kuqezinjtë do të tentojnë të ngrisin nivelin e lojës nën drejtimin e tij.

Ish-basketbollisti i njohur dhe trajneri ka drejtuar Velika Goricën së fundi në PremijerLigën kroate të basketbollit, ndërsa më parë ka punuar edhe te Alkari dhe Dubrava Furnir.

Krstic 51 vjeçar do të zëvendësojë në këtë post tani më ish trajnerin Josip Plantak. Vëllaznimi kishte nisur stinorin me lituanezin Audrius Prakuraitis.

Vladimir Krstic

Derisa Prakuraitis u largua nga Vëllaznimi pas 3 xhirosh me bilanc 0-3, Plantak e nisi mbarë me 6-1, por në xhirot e fundit arriti një fitore nga pesë ndeshje me 1-5 dhe kështu u largua nga ekipi me bilanc të përgjithshëm 7-6. Kuqezinjtë aktualisht kanë bilancin 7-9 në Superligë dhe gjinden në pozitën e pestë të tabelës. Para tyre kanë Prishtinën me 10-6, ndërsa pas kanë Bashkimin me 5-11!

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin e ri, një nga ikonat e basketbollit kroat, ish-playmakerin e njohur Vladimir Krstic.
Eksperienca e fundit si trajner e Krstic ishte te Gorica në elitën e basketbollit kroat.
Më parë ai ka drejtuar klubin e Furnirit, gjithashtu në elitën kroate, si dhe ka qenë pesë vite asistent i Kombëtares së Kroacisë në basketboll duke marrë pjesë në ngjarjet e mëdha të basketbollit si dhe duke udhëhequr top lojtarë kroat, përfshirë edhe ata që janë në NBA.
Vladimir Krstic në “Shani Nushi” do të gjejë dashurinë e qytetit tonë që jeton për basketboll, ku na presin shumë momente të bukura të triumfit.”
— shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.

Krstic pritet të debutojë këtë xhiro te Vëllaznimi, ndërsa përballë do të ketë ekipin e Prizrenit në ndeshjen që do të luhet të dielën më 14 janar me fillim prej orës 17:00 në “Shani Nushi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga