DERBI SHQIPTAR
Vllaznia fiton derbin e madh ndaj Tiranës, pas 2 vazhdimeve
11 March, 2017 @23:21
Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës që po drejtohet nga ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin, ka shënuar fitore të madhe sonte dhe atë pas 2 vazhdimeve.
Ekipi shkodran ka mposhtur rivalin direkt për titull kampioni, Tiranën, që morri pjesë edhe në BIBL këtë stinor.
Shkodranët mposhtën tiranasit me rezultat të ngushtë, në një ndeshje që kaloi si derbi i vërtetë, 96-93. Ndeshja së pari përfundoi pas 40 minutash me rezultat 74-74.
U luajtëm 5 minuta shtesë. Nuk kishte fitues përsëri, 84-84. E në shtesën e dytë, shkodranët fituan.
Joshua Freelove me 30 pikë ka qenë më efikasi te Vllaznia, derisa 24 pikë të tjera shtoi edhe Seth Jackson e Algert Gjonaj shtoi 12 të tjera.
Te Tirana, që u nda kokëulur nga takimi më efikasit kanë qenë: Endrit Hysenagolli me 26, Erkand Karaj me 19 dhe Genti Lasku me 15 pikë të shënuara.
Vllaznia pas kësaj fitoreje ka bilanc 11-5, ndërsa Tirana mbetet e para me 14-2.