RREGULLAT E FBK
Bashkimi e Peja, të hendikepuar para derbit
11 March, 2017 @11:53
Derbi ndërmjet Bashkimit dhe Pejës që zhvillohet sonte në “Sezai Surroi” është ndeshja e parë kampionale e skuadrave për këtë stinor.
Kjo, pasi që ekipet kishin shtyer duelet e tyre gjatë vjeshtës për shkak të angazhimeve në arenën ndërkombëtare, Peja (FIBA Europe Cup dhe BIBL), Bashkimi (BIBL).
NDESHJA E XHIROS VII
Ndeshja e sontme që nis në ora 19:00 i takon xhiros së shtatë të Superligës dhe sipas rregullave të FBK-së, duhet të luhet me lojtarë që atëherë i kanë pasur në dispozicion skuadrat.
Për shkak të ndërrimit të shumë të huajve në ekip, Bashkimi dhe Peja do të dalin në këtë ndeshje të hendikepuar nga të huajt bazë që i kanë në ekip.
TE BASHKIMI
Kështu Bashkimi për sonte do të ketë në dispozicion: Imer Tahiri, Qëndrim Biraj, Albion Biraj, Gazmend Sinani, Edmond Kryeziu, Mikaile Tmusic, Marko Popovic, Altin Gashi, Kayel Locke, derisa nuk do të mund të llogarisë në të ardhurit e janarit: Justin Black, Antonio Jenifer, Arian Tahiri dhe Garrius Adams.
TE PEJA
Te Peja do të kenë të drejtë të luajnë: Rron Grapci, Leonard Mekaj, Arti Hajdari, Alban Veseli, Noah Dahlman, Austin Tillotson, Egzon Kuqi, Mirza Ahmetbasic, Blendi Kadusha, Mirza Muric, ndërsa nuk do të kenë të drejtë loje të ardhurit e mëvonshëm (pas xhiros VII): Robert Abramovic, Cameron Rundles, Slobodon Miljanic, Jamie Billie Skeen, Arian Qallaku.
Pra, Bashkimi përveç forcave vendore bazë, do të ketë të drejtë vetëm Kayel Locken dhe Marko Popovicin nga të huajt, derisa Peja përveç vendorëve do të mund të llogaris në dyshen: Noah Dahlman dhe Austin Tillotson.