LIVE: PJESA E PARË
Bashkimi shkon në pushim me epërsi ndaj Pejës
11 March, 2017 @19:45
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së mbetur ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, e cila po zhvillohet aktualisht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së shtatë.
Në pushim shkoi skuadra e Bashkimit me 7 pikë epërsi, duke avansuar me rezultat 36-29.
Dy skuadrat po paraqiten me mungesa të shumta, për shkak se nuk kanë të drejtë loje në këtë ballafaqim.
Marko Popovic i Bashkimit ishte më i dalluari gjatë kësaj periudhe me 10 pikë, i ndihmuar nga Mikaile Tmusic dhe Kayel Locke që shënuan nga një pikë më pak, derisa te Peja u dallua Noah Dahlman me 12 pikë të shënuara.