KAPIN KREUN ME FITORE

Vushtrria bëhet lidere me fitore të thellë
2 March, 2023 @21:24
Me një fitore me 41 pikë dallim, Vushtrria ka triumfuar në Shani Nushi ndaj Gjakovës së Re për tu bërë lidere e Ligës së Parë. Ekipi i drejtuar nga Gazmend Asllani ka shënuar fitore me rezultat 52-93 ndaj gjakovarëve.
Ramadan Zekiqi me 19 pikë e 7 asistime ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit në fitore, ndërsa 14 të tjera ka shënuar Drinor Gërxhaliu.
Te Gjakova e Re Dardan Brovina si zakonisht ishte më i miri me 13 pikë të shënuara, 5 asistime e 4 kërcime.
Fitorja, bën Vushtrrinë lidere me bilanc 22-6, ndërsa Gjakova e Re në pozitën e shtatë ka bilanc 13-15 tash.