TAY WALLER
BOROZANI
Waller e lë Bashkimin
28 March, 2016 @23:50
Listës së basketbollistëve të larguar te skuadra e Bashkimit, i është bashkuar edhe Tay Waller.
Basketbollisti amerikan i cili ka qenë njëri ndër lojtarët kyç te prizrenasit, me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do ta vesh më fanellën e portokalltë të Bashkimit.
“Dua ta falenderoj Bashkimin për mundësinë që ma dha këtë stinor për të luajtur. Shumë skuadra nuk kishin siguri tek unë për shkak të lëndimit që e kisha, por Bashkimi ma dha këtë mundësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë. Do të largohem nga Bashkimi për ta përfunduar stinorin te një skuadër tjetër,” ka shkruar ndër tjerash Waller.
Ai në njoftimin e tij gjithashtu edhe i falenderoi tifozët e skuadrës, duke pranuar se do t’i mundojë brohoritjet e tyre.
Largimi i Wallerit, pritet të jetë hendikep për Bashkimin, pasi që në ndeshjet e fundit pikërisht ai ka qenë bartësi kryesor i lojës në sulm të prizrenasve.
Më parë, me vetëdëshirë nga skuadra e Bashkimit ishin larguar edhe Gerti Shima dhe Marcel Jones.
I would like to thank Bashkimi for blessing me with the opportunity to play this season! A lot of teams wasn't sure of…
Posted by Tay Waller on Monday, 28 March 2016