FBK
Wildcard, përsëri në funkcion
21 August, 2015 @20:09
Pasi që në Superligën e Kosovës janë aktualisht 7 ekipe që kanë të drejtë gare, Federata e Basketbollit të Kosovës, FBK, ka nxjerrë Wildcardin përsëri në funkcion.
Wildcard është si punë tenderi, ku ekipet aplikojnë dhe japin garanci për mbulueshmëri financiare dhe organizative për pjesëmarrje në elitën e basketbollit vendor.
Stinorin e kaluar, Ylli i Suharekës përmes Wildcardit, që u kishte kushtuar 5 mijë euro, kishte arritur të futet në Superligë dhe për më tepër kishte arritur Final Fourin e Kupës së Kosovës si dhe Play-Offin e Superligës.