REFERIMI
Kthehen Vula dhe Ramadani
21 August, 2015 @19:31
Pasi që kërkuan falje zyrtarisht, dy referët Alban Vula dhe Fisnik Ramadani, do t’i kthehen referimit në basketbollin vendor, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK, sot.
Ata do t’i nënshtrohen testit teorik dhe bip që mbahet më 12 dhe 13 shtator dhe nëse i kalojnë këto teste ata do të aktivizohen dhe propozohen Bordi të FBK-së për t’u futur në listat e referëve të deleguar.