YLLI - RAHOVECI

Ylli fiton derbin ndaj Rahovecit, vazhdon seria pozitive
13 October, 2021 @19:17
Në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në baskebtoll, Ylli e mposhti Rahovecin me rezultat 89-77.
Kampioni aktual e nisi ndeshjen me një seri prej 8-0, kurse këndellja e vreshtarëve nuk u vonua dhe e ngushtuan epërsinë në 2 pikë (19-17).
Çereku i dytë u mbyll me 6 pikë epërsi të Yllit 44-38, derisa në 10 minutëshin e tretë që të dyja skuadrat shënuan nga 23 pikë (67-61).
Në çerekun e katërt Ylli ishte skuara që e kërkoi fitoren më shumë dhe e arriti fitoren e tretë rresht.
Barret Benson me 22 pikë e 14 kërcime ishte më i dalluari te Ylli, kurse u veçuan edhe Brandon Randolph me 18 pikë e 7 kërcime, Erjon Kastrati me 17 pikë, 8 asistime e 7 kërcime dhe Mikaile Tmusic me 16 pikë.
Te Rahoveci më të mirët ishin Milik Yarbrough me 28 pikë dhe Fisnik Rugova me 16 pikë.
Ylli pas 3 humbjeve rresht tani ka një seri prej 3 fitore dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Rahoveci ka bilanc prej 1 fitoreve e 5 humbjeve.
Në xhiron tjetër Ylli takohet me Pejën, kurse Rahoveci me Trepçën.