NË SUHAREKË
Ylli me vendorë, mposht Trepçën
19 March, 2016 @20:51
Dymbëdhjetë pikë në epërsi ishte Ylli pas çerekut të parë ndaj Trepçës sonte. Pas këtij 10 minutëshi jo të mirë, ekipi mitrovicas u këndell dhe arriti të fitojë çdo çerek tjetër të lojës, por pamjaftueshëm për të fituar ndeshjen.
Ekipi suharekas shënoi një fitore që nuk do të ndërrojë shumë në tabelë, por me ekipin që e ka u tregua i fortë ndaj Trepçës, që kishte në dispozicion vetëm një nga 3 lojtarët e huaj që i kishte në xhiron e shkuar.
Gjiganti Urim Zenelaj ka shënuar 28 pikë e 18 kërcime në fitoren e Yllit, ndërsa Altin Morina gjithashtu regjistroi double-double duke shënuar 24 pikë e 10 asistime gjatë ndeshjes.
Në anën tjetër te Trepça më efikasi ka qenë Arian Memeti me 21 pikë e 10 kërcime, ndërsa pas tij u dallua edhe kapiteni Valdrin Haxhiu me 19 pikë të shënuara.
Pas kësaj xhiroje Ylli do të ketë bilanc 8-12, ndërsa Trepça 10-11.
Statistikat ekipore
GOLDEN EAGLE YLLI | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 27 | 15 | |
Çereku i dytë | 21 | 23 | |
Çereku i tretë | 18 | 19 | |
Çereku i katërt | 17 | 21 | |
Kërcime | 45 | 28 | |
Asistime | 23 | 12 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Topa të vjedhur | 12 | 11 | |
Topa të humbur | 22 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 3/16 (18%) | 5/23 (21%) | |
Tentime për dy pikë | 27/46 (58%) | 21/42 (50%) | |
Gjuajtje të lira | 20/27 (74%) | 21/30 (70%) |
Statistikat ekipore te Golden Eagle Ylli
1 | Urim Zenelaj | 28 pikë | 18 kërcime | 3 asistime |
2 | Altin Morina | 24 pikë | 6 kërcime | 10 asistime |
3 | Egzon Kuqi | 16 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Egzon Fetiu | 6 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Erris Nushi | 5 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
6 | Egzon Berisha | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
Statistikat ekipore te Trepça
1 | Arian Mehmeti | 21 pikë | 10 kërcime | - |
2 | Valdrin Haxhiu | 19 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Artin Gashi | 11 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Korab Prekazi | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistime |
5 | Musab Malaj | 7 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
6 | Arian Tahiri | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Besnik Azemi | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Gazmend Asllani | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
9 | Vladan Jocovic | 2 pikë | 1 kërcim | - |