Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERGE E GRIMES SHKËLQEJNË

Ylli pritshëm mposht Bashkimin dhe merr epërsinë 1-0!

Ylli pritshëm mposht Bashkimin dhe merr epërsinë 1-0!


7 April, 2024 @19:09

Skuadra e Yllit me një lojë të mirë të treguar në çerekët çift të ndeshjes ka hapur playoffin me fitore, duke e fituar ndeshjen e parë të serisë çerekfinale ndaj Bashkimit.

Përballja që nisi pak pas orës 17:00 në “13 qershori” të Suharekës përfundoi me fitoren e vendasve 87-69, që shfrytëzuan epërsinë e terrenit vendas dhe tash do të kërkojnë fitoren e dytë për të siguruar plasmanin në gjysmëfinale të garës ku i pret Peja!

Alonzo Verge luajti me double-double fantastik në këtë ndeshje, duke bërë 24 pikë e 10 kërcime. Ai regjstroi edhe 6 kërcime në këtë fitore të Yllit. Basketbollisti në fjalë është në super-formë prej se drejtimin e ekipit e mori Mijovic.

PLAYOFF SKEMA

Pos tij në fitore është dalluar edhe Nate Grimes që gjithashtu ka kryer lojën me double-double, duke shënuar 17 pikë e 16 kërcime në fitore.

Bashkimi, që mori shpresa pak kah çereku i tretë, por shpejt e pa se nuk do të mund të bëj më shumë si lojtar më të dalluar të ekipit ka pasur Lejson Zeqirin me 27 pikë, ndërsa Erik Copes luajti me 13 pikë e 7 kërcime në këtë përballje. Bashkimi kishte momentet e veta të mira në ndeshje, por lëndimi i Isaiah Umipigut vështirësoi gjithçka dhe humbja erdhi.

Seria çerekfinale e playoffit luhet deri në dy fitore, ndërsa përparësinë e terrenit vendas e ka Ylli. Përballja e radhës pas tre ditësh luhet në Prizren dhe nëse fiton Bashkimin seria barazohet dhe bartet në Suharekë për ndeshjen përfundimtare. Përndryshe, në rast të fitores së Yllit në “Sezai Surroi” atëherë me 2-0, ekipi i drejtuar nga Petar Mijovic merr biletën për gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga