Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT, LIGA U18

Ylli U18 - kampion i Kosovës

Foto: KBYlli/fb

Ylli U18 - kampion i Kosovës


14 May, 2022 @17:06

Skuadra deri 18-vjeç e Yllit ka arritur të bëhet kampion i Ligës U18 të basketbollit të Kosovës, duke e mposhtur Vëllaznimin-U18 në të dyja ndeshjet e serisë finale të PlayOffit, ashtu që të fitojë titullin dhe të sigurojë Superligën U18 për sezonin tjetër.

Pas përballjes së parë të zhvilluar në Shani Nushi, ku Ylli-U18 fitoi 42-51, sot edhe në ndeshjen e kthimit suharekasit e drejtuar nga Endrit Elshani kanë arritur fitore 66-55 dhe me këtë u shpallën kampionë të kësaj lige.

Por, sipas rregullores së Federatës, edhe finalisti siguron Superligën U18, prandaj skuadra gjakovare që përfundoi stinorin e rregullt e para në renditje para Yllit, me bilanc 15-1, gjithashtu bëhen pjesë e elitës së basketbollit U18.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18