PP: BASHKIMI - PEJA

1 pikë dallim në pushim
13 March, 2022 @17:46
Derbi në Sezai Surroi po jep ndeshje të jashtëzakonshme, derisa çerekun e dytë të lojës e mori Peja me një pikë dallim, 19-20.
Rezultati i përgjithshëm i pjesës së parë është 39-38 në të mirë të prizrenasve.
Dhjetë-minutëshi i dytë nisi furishëm për Pejën, ku Courntey Fells dhe Calvin Godfrey dominonin.
Por, Bashkimi mblodhi veten dhe me pikët e Valon Bunjakut arriti të ruajë avantazhin, duke kthyer ekipin nga disavantazhi që kishte mes këtij çereku.
Me 11 pikë, Valon Bunjaku është më efikasi në ndeshje për momentin.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.