PRISHTINA - KERASANI
15 fitore radhazi, Prishtina pa probleme ndaj Kerasanit
5 February, 2017 @15:28
Ashtu siç pritej, skuadra kampione në fuqi e Kosovës e ka mposhtur pa probleme ‘rivalin lokal’, Kerasan Prishtinën, për ta vazhduar kështu serinë e fitoreve në kuadër të Superligës. Tashmë kryeqytetasit kanë 15 fitore radhazi në kuadër të ligës.
Dominimi i Prishtinës filloi që nga çereku i parë e vazhdoi deri në fund, duke shënuar +25 pikë në secilin çerek, dhe takimi u mbyll me shifrat 114-61.
Më të dalluarit te Prishtina sot ishin Nenad Delic me 19 pikë, 2 kërcime, 2 asistime dhe Fisnik Rugova me 18 pikë e 7 kërcime, ndërsa 5 lojtarë takimin e mbyllën me pikë dyshifrore. Te Kerasani u veçuan Rinor Ahmeti me 18 pikë, 5 kërcime e 1 asistim dhe Genc Gashi me 12 pikë, 1 kërcim e 2 asistime. Duhet përmendur që në këtë takim për Prishtinën debutuan edhe dyshja amerikane e sapoardhur, Willie Kemp dhe Fuquan Edwin.
Me këtë fitore, bilanci i Prishtinës bëhet 15-2, derisa Kerasani mbetet edhe më tutje pa fitore sivjet në Superligë.
KB PRISHTINA
1 | Nenad Delic (21:42) | 19 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
2 | Fisnik Rugova (16:51) | 18 pikë | 7 kërcime | - |
3 | Urim Zenelaj (27:09) | 17 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
4 | Fuquan Edwin (15:40) | 13 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Edmond Azemi (16:40) | 10 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Rinor Peci (19:45) | 9 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Granit Rugova (13:52) | 8 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
8 | Muhamedali Janjeva (10:29) | 6 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Gazzali Makasqi (11:30) | 6 pikë | - | 2 asistime |
10 | Drilon Hajrizi (17:49) | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistime |
11 | Willie Kemp (26:11) | 2 pikë | 2 kërcime | 9 asistime |
12 | Jabarie Hinds (02:18) | 1 pikë | - | - |
KB KERASAN PRISHTINA
1 | Rinor Ahmeti (30:05) | 18 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Genc Gashi (22:35) | 12 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
3 | Ermir Gashi (29:27) | 10 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Alban Latifaj (22:43) | 7 pikë | - | 1 asistim |
5 | Dardan Kapiti (28:37) | 6 pikë | 8 kërcime | - |
6 | Kujtim Sadiku (17:31) | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Gent Shala (10:32) | 3 pikë | - | - |
8 | Andi Vrapcani (03:04) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Mërgim Jakupi (10:16) | - | 1 kërcim | - |
10 | Ilir Hasani (09:18) | - | - | 1 asistim |
11 | Kreshnik Muçolli (15:45) | - | - | - |