Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I RADHËS NË BULLGARI!

2 në 2 edhe për Pejën! Ngriten në renditje

Foto: BIBL/ Nga ndeshja e mbrëmshme, Levski - Peja

2 në 2 edhe për Pejën! Ngriten në renditje


2 March, 2023 @20:32

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Levskit 2014 74-86 në Sofje, Peja ka mposhtur edhe më thellë sonte Beroen në Stara Zagora të Bullgarisë, për të kryer mysafirllëkun në Bullgari brenda dy ditëve me dy fitore, ashtu që të ngritet edhe më në renditje.

Verdhezinjtë mposhtën Beroen 78-111 sonte, ndërsa me këtë fitore ekipi që po drejtohet nga Rami Hadar ka shënuar tre fitore në të trija ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat deri tash.

Peja është e dyta në renditjen aktuale të BIBL, me bilanc 6-1 dhe me 13 pikë. Në Bullgari njëjtë kaloi në javën e kaluar edhe Bashkimi, që i mposhti të dyja skuadrat bullgare.

David Joseph dha 23 pikë në fitore, ndërsa Jalen Tate me 22 të tjera, ku dyshja dominuan në fitore.

TABELA AKTUALE:

1. Hapoel Beer Sheva 8-1
2. Peja 6-1
3. Budivelnyk 5-1
4. Beroe 3-5
5. Milenijum 2-7
6. Bashkimi 2-5
7. Levski 1-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga